Femra

Volejboll, të shtunën nis kampionati për femrat

Të shtunën do të nis  Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Femra. Pjesëmarrëse këtë vit do të jenë ekipet e: Tiranës, Teutës, Vllaznisë, Partizanit, Lushnjes, Korabit, Skënderbeut dhe Barleti Volley.

Gara do të jetë interesante edhe këtë sezon, pasi Tirana dhe Partizani do të rivalizojnë që në javën e parë, duke u bërballur mes tyre. Edhe ekipet e Teutës dhe Barletit pritet të jenë konkurente të forta për këtë sezon.

Ndërkohë në një intervistë për “Telesport”, dhënë pak ditë më parë nga Presidenti i Federatës së Volejbollit, Erlind Pllumi, objektiv në këtë sport mbetet masivizimi i volejbollit në shkolla.

Për këtë arsye federata ka nisur një projekt për trajnimin e mësuesve të edukimit fizik me profil volejbollin. Ndërkohë,  Shqipëria do të jetë organizatore e Kampionatit Europian U-19, të voljebollit të femrave vitin e ardhshëm.

Presidenti i Konfederatës Europiane të Volejbollit, Aleksandër Boriçiç, i ka dërguar një letër falenderimi, Presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pllumi. “z.Boricic shpreh mbështetjen e tij të pakufizuar karshi FSHV-së, së cilës vitin tjetër i është besuar organizimi i finaleve të Kampionatit Europian U-19 për vajza”-citohet nga letra e Presidentit të CEV dërguar kreut të FSHV-s.

Ky event i rëndësishëm ndërkombëtar që do të zhvillohet vitin tjetër në Shqipëri është i pari i këtij lloji që organizohet në vendin tonë.

Më shumë nga Femra