Femra

Volejboll: Vllaznia, kampione e Shqipërisë për të reja

Skuadra e Vllaznisë është shpallur sot pasdite kampione e Shqipërisë në volejboll për të reja për sezonin sportiv 2016-2017. Ekipi shkodran i fitoi të dyja finalet e play off-it të luajtura ndaj Skënderbeut. Pas triumfit pak ditë më parë në Shkodër me shifrat 3-0, ekipi i Vllaznisë fitoi edhe sot në Korçë, duke mundur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” skuadrën e Skënderbeut me rezultatin 3-1. Një kampionat i dominuar nga volejbollistet e reja shkodrane, që luajtën më mirë se rivalet korçare, duke e merituar këtë titull kampion.

Ja rezultatet e finaleve

3 maj, Vllaznia – Skënderbeu, 3-0 (25-17, 25-16, 25-13)

7 maj, Skënderbeu – Vllaznia, 1-3 (12-25, 25-18, 22-25, 25-27)

Drejtuesit e FSHV-se dorezojne trofeun e ekipit kampion

Më shumë nga Femra