• Voltana Ademi: Shumë shpejt do të nisë privatizimi i Vllaznisë

    Publikuar: 28 Dec 9:36

    Ajo çfarë duan të gjithë në Shkodër është premtuar edhe nga kryebashkiakja e këtij qyteti, Voltana Ademi. Bëhet fjalë për privatimizin e klubit të futbollit “Vllaznia”. Premtimi i saj është bërë gjatë një dëgjese publike me qytetarët, të zhvilluar në ambientet e Universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”. Në këtë takim, numri 1 i kësaj bashkie ka folur për gjithë punën e bërë gjatë vitit 2016, janë bërë prezent të gjitha investimet e bëra dhe natyrisht që ndër paratë e shpenzuara, është ndaluar edhe tek fondet e lëvruara për sportin.

    ademi1

    Pikërisht për këtë temë, znj.Ademi ka dhënë edhe lajmin e mirë. Para një auditori të mbushur, ka deklaruar: “Besoj se shumë shpejt do të nisë procesi i privatizimit të klubit të futbollit “Vllaznia”. Eshtë një proces që e kam premtuar prej kohësh, por besoj se tashmë ka ardhur momenti ta bëjmë realitet atë, në mënyrë që të gjejmë metodën e duhur për drejtimin e Vllaznisë në të ardhmen”.

    15731235_10212541616882213_1824601780_n

    Nëse ka deklaruar këtë gjë, tashmë duhet pritur se kur kjo çështje do të shtrohet për diskutim në Këshillin Bashkiak. Për këtë vit sigurisht që gjithçka është mbyllur, por me siguri që në muajt e parë të vitit që vjen, ky proces do të nisë të marrë jetë. Kuptohet që për gjashtëmujorin e parë nuk mund të bëhet gjë, sepse sezoni është në vijim, por e rëndësishme është që në verën e ardhshme, Vllaznia të “gdhihet” me një pronar të ri.

    [interaction id=”585c08534f601b092922265d”]


    Lexo postimet e tjera