Sporte Mix

Vonn rikthehet në pistë, në super-gjigant triumfon Brignone

Skiatorja italiane Federica Brignone fitoi sot garën e super-gjigantit për femra të zhvilluar në pistën austriake të Bad Kleinkirchheim, suksesi i shtatë në karrierë në garat e Kupës së Botës. Një paraqitje e mirë e skiatores “azzurre”, që pas dy zbritjesh dha kohën e përgjithshme 1’09”80, duke lënë pas zviceranen Lara Gut dhe austriaken Cornelia Huetter.

Në këtë garë u rikthye në pistë skiatorja amerikane Lindsey Vonn, që e klasifikua në vendin e 9-të. Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, asnjë ndryshim në krye të saj, ku dominon skiatorja tjetër amerikane Mikaela Shiffrin me 1381 pikë, e shkëputur ndjeshëm nga rivalet e saj (Wendy Hioldener është e dyta, me 560 pikë).


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Sporte Mix