• VOTONI: Kë do të blinit nga Monaco, përveç yllit Mbappé?

    Publikuar: 12 May 6:10

    AS Monaco këtë sezon u shfaq si një ndër surprizat më të bukura të futbollit evropian. Skuadra e Principatës është shumë pranë titullit kampion të Francës, duke thyer hegjemoninë e frikshme të PSG-së, dhe ka arritur të kualifikohet deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Ndalesa e fundit e Radamel Falcao-s me shokë qe Juventus, por vrulli i tyre veçse ka nisur, me sezonin tjetër shumë herë më premtues se ky që po lëmë pas. Ylli i padiskutueshëm i bardhekuqve dihet, është Kylian Mbappé! Vetëm 18 vjeç, sulmuesi francez ka kaluar çdo pritshmëri dhe me performancat e tij të magjishme ka tërhequr vëmendjen e klubeve si Barcelona dhe Real Madrid. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se skuadra nuk ka edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj. “Telesport” më poshtë rendit pesë emra, secili i përmendur në lajmet e merkatos, dhe në sondazhin përkatës ju ftojmë të zgjidhni lojtarin të cilin do ta blinit për skuadrën tuaj të zemrës!

    [interaction id=”5915ddfeba9a48f55d7afe32″]


    Lexo postimet e tjera