Champions League

VOTONI: Kush do të kalojë në gjysmëfinale?

Goglat e shortit të Ligës së Kampionëve sot u treguan të pamëshirshme. Katër skuadra madhështore të Evropës do të përballen me njëra-tjetën. Ato janë Bayern, Barcelona, Juventus dhe Real Madrid. Tri të parat janë respektivisht kampione në fuqi të Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë, kurse madrilenët të kontinentit. Carlo Ancelotti dhe Zinedine Zidane do të rikthehen si protagonistë, por kësaj here kundër njëri-tjetrit në klasiken Bayern-Real. Ndeshja e parë do të luhet në “Allianz Arena”12 prill, ndërsa ndeshja e kthimit në “Santiago Bernabeu”18 prill.

Gjithsej, kjo do të jetë hera e 11-të që dy skuadrat përballen në fazat me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve. Ato janë kualifikuar secila nga pesë herë. Ndërkohë, Juventus dhe Barcelona do të përsërisin finalen e vitit 2015, atëherë fituar 3-1 nga katalanasit. Ndeshja e parë do të luhet në “Juventus Stadium” më 11 prill, ndërsa e dyta në “Camp Nou” më 19 prill. Kjo do të jetë një shans për hakmarrje për bardhezinjtë. Në dy sondazhet e “Tele Sport”-it ju ftojmë të bëni parashikimet tuaja për dy skuadrat të cilat i shihni të avantazhuara për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

 

Më shumë nga Champions League