Futboll

Vrasësi me fytyrë fëmije tradhëton veten: “Jam tifoz me Liverpool dhe Owen është i preferuari im”

Një Kevin De Bruyne 11-vjeçar deklaronte se Liverpool ishte skuadra e tij e preferuar dhe se Michael Owen ishte futbollisti I preferuar, në një intervistë të dhënë kur ishte fëmijë. Vrasësi me fytyrë fëmije nuk ka ndryshuar shumë në 15 vite, të paktën jo formën e tij prej golashënuesi, duke shënuar plot 4 gola për skuadrën e tij të asaj kohe Gent, me ekipin e të vegjëlve. Pasi skuadra e tij mundi rivalin KRC Genk me rezultatin e thellë 6-2 në finalen e Kupës së Fëmijëve, 2002, i vogli Kevin De Bruyne dha intervistën e tij të parë.

 A young KDB gives his first ever interview

“Skuadra ime e preferuar është Liverpool. Futbollisti im i preferuar është Michael Owen dhe do të dëshiroja të luaja atje”, deklaroi De Buyne. Më vonë, i riu belg u transferua te rivalët e Genk, aty ku ai nisi punën për rrugëtimin e tij lart e më lart. De Bruyne debutoi si profesionist për skuadrën belge në maj të vitit 2009, në humbjen 3-0 ndaj Charleroi, shtatë vite pas asaj ndeshje me të vegjlit. Natyrshëm belgu nuk debutoi në Premier League me Manchester City, pasi dy vitet e para i kaloi te Chelsea, mes sezoneve 2012-2014.

 The youngster celebrates scoring for Gent's youth team

Trajneri i atëhershëm i Chelseas, Jose Mourinho qartazi nuk arriti të dallojë talentin që zotëronte belgu, duke e transferuar futbollistin në huazim te Wolfsburg në Bundesliga, aty ku Kevin De Bruyne shkëlqeu. Manchester City kuptoi shkëlqimin e futbollistit dhe e bleu atë në vitin 2015 për shumën £55milionë. Që nga ai moment, belgu është shndërruar në liderin e “Qytetarëve”, duke u shpallur futbollisti më i mirë i Manchester City deri në këto momente.

 De Bruyne lingers in the back with his medal

 The Belgian is asked who his favourite team are and he says Liverpool

Më shumë nga Futboll