Miks Bota

WADA gjen provat e skandalit doping në një laborator në Moskë

Agjensia Ndërkombëtare Antidoping (WADA) ka deklaruar sot se i ka të gjitha provat që konfirmojnë skandalin doping në rusi dhe i gjithë material ii është dërguar sot Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Materialet sekrete dhe që përfshijnë shtetin rus në skandalin doping janë gjetur në një laborator në Moskë, ku ndodhen emrat e sportistëve, substancat e ndaluara të përdorura prej tyre dhe gjithçka tjetër e nevojshme për të hedhur në erë sistemin e përdorur. Ky material tashmë është në duart e ndërkombëtarëve, që kanë marrë edhe vendimin e përjashtimit të Rusisë nga eventet olimpike.

IOC perjashton Rusine nga Lojerat Olimpike Dimerore

Materialet sekrete dhe që përfshijnë shtetin rus në skandalin doping janë gjetur në një laborator në Moskë, ku ndodhen emrat e sportistëve dhe substancat e ndaluara të përdorura prej tyre

Laboratori në Moskë është marrë në patronazh nga WADA në tetor të këtij viti dhe aty janë gjetur të dhënat për testet e kryeraj nga janari i 2012-ës deri në gusht të 2015-ës. “Skuadra antidoping e WADA-s ka arritur të rikuperojë të gjithë materialin e fshehur, duke zbuluar të dhëna tronditëse, që ende nuk janë publikuar.  tani u takon IOC të marrë vendimet përkatëse, duke e shpërndarë materialin në çdo Federatë përkatëse”, tha Guenter Younger, zëdhënëesi i Agjensisë Ndërkombëtare Antidoping.

Më shumë nga Miks Bota