Miks Bota

WADA: Skandali doping në Rusi mund të jetë akoma më i madh

Edhe pse Rusia është pezulluar përkohësisht nga evenimentet sportive ndërkombëtare, ky dënim mund të konsiderohet i lehtë. Sipas Agjensisë Ndërkombëtare Antidoping (WADA), skandali doping që ka përfshirë këtë shtet mund të ketë përmasa të jashtëzakonshme. Të dhënat e zbuluara së fundit nga një kompjuter në një laborator i antidopingut në Moskë tregojnë se janë mijëra sportistët e përfshirë në këtë skandal dhe se ajo që është zbuluar deri më tani mund të jetë “maja e ajsbergut”.

Laboratori antidoping ne Moske te Rusise

Mashtrimi me dopingun mund të jetë shumë herë më i madh nga ai që është zbuluar deri më tani dhe personeli i WADA që po ndjek çështjen po studion me kujdes të dhënat e zbuluara nga kompjuteri i laboratorit të Moskës. Në këtë skandal është përfshirë edhe shteti rus, që ka udhëhequr përdorimin e dopingut dhe fshehjen e rezultateve. Janë qindra sportistët rusë të pezulluar apo përjashtuar përgjithnjë nga sporti prej skandalit doping, ndërkohë që vijojnë hetimet, rezultatet e së cilës do t’i përcillen së shpejti edhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Më shumë nga Miks Bota