Connect with us

Futboll

“Wanda Metropolitano”, prezantohet stadiumi i ri i Atletico

Atletico Madrid ka zbuluar se stadiumi i ri i klubit do të quhet “Wanda Metropolitano”. Skuadra e Diego Simeone ka prezantuar gjithashtu një markë të re bluzash, të cilat do të kenë emrin e stadiumit dhe do të dalin në shitje sezonin e ardhshëm. Gjigantët spanjollë do të lëvizin nga “Vicente Calderon”, shtëpia e tyre prej 50 vitesh, në impiantin e ri me 67 mijë vende, që sponsorizohet nga kompania kineze Dalian Wanda Group.

Atletico Madrid have revealed their new stadium will be called the Wanda Metropolitano

Wanda ka nisur bashkëpunimin me Atletico që nga janari 2015 kur bleu 20 të aksioneve të klubit spanjoll dhe filloi sponsorizimin duke ndërtuar fusha stërvitore. “E kam për nder të them se kemi arritur një marrëveshje me Wanda për emrin e stadiumit tonë të ri. Ata janë partnerët më të mirë në udhëtimin tonë dhe do të vazhdojmë të punojmë edhe më mirë në të ardhmen,” – tha presidenti i klubi Enrique Cerezo.

The new ground is named after Atletico's first stadium, the Metropolitano

Emri i ri i stadiumit do t’i referohet edhe atij që ka qenë stadiumi i parë në historinë e Atletico në La Liga, “Metropolitano”, ku u zhvilluan ndeshjet deri në vitin 1966 kur ekipi kaloi në “Vicente Calderon”. “Emri i stadiumit të ri të Atletico ngjall shumë emocione për ata që e kanë këtë klub në gjak,” – tha Fernando Torres, i cili është rritur në Akademinë e Atletico dhe ka qenë kapiten i kësaj skuadre.

 

Më shumë nga Futboll