Seria A

Wanda Nara, “mikja” që ndryshoi karrierën e Icardi-t me një këshillë në 2013-ën

Karriera e Mauro Icardi-t ka filluar ngritjen me dygolëshin e realizuar në 2013-ën kundër Juventus. Sulmuesi argjentinas ka zbritur në fushë me fanellën e Sampdoria-s dhe ka përmbysur rezultatin me dy golat e shënuar kundër Buffon.

Por, siç ka bërë të ditur “Sky Sport”, Icardi mund të mos kishte luajtur në atë ndeshje. Në fakt, ai sapo ishte thirrur nga kombëtarja nder 20 e Argjentinës dhe, para se ta pranonte ftesën, ai u këshillua me një person që në atë kohë ishte thjeshtë një mike.

Bëhet fjalë për Wanda Nara, që në atë i dha atij këtë këshillë: “Mauro, mos shko te kombëtarja tani që ke mundësinë të luash titullar”. Mauro e dëgjoi dhe pjesa tjetër është histori.

Më shumë nga Seria A