Merkato

Wanda tremb Inter-in: Ai do të qëndrojë, por…

Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e sulmuesit të Inter, Mauro Icardi, ka dhënë një intervistë për emisionin italian “Verissimo”, ku ka folur edhe për merkaton: “Zemra e Mauro-s dhe e fëmijëve tanë është zikaltër. Shpresojmë që të qëndrojë gjithmonë tek Inter, varet nga klubi. Po të ishte për Mauro-n, ai do të qëndronte përjetësisht tek Inter, por më pas ka edhe gjëra të tjera dhe nuk i dihet, shpresojmë që po”, ka thënë ajo.

Në lidhje me jetën personale: “Me Mauro-n ka qenë dashuri me shikim të parë. E kisha mbyllur lidhjen me Maxi Lopez para se ta njihja atë. E kuptova që në fillim se ishte diçka serioze. Kisha shumë besim tek ai, përndryshe nuk do t’ia kisha prezantuar fëmijëve të mi”.

Në lidhje me profesionin e saj: “Kam qenë gjithmonë menaxherja e vetes në Argjentinë. Kontrata e Mauro me menaxherin që kishte në atë kohë po përfundonte dhe ai ka filluar të më kërkojë këshilla dhe unë, me kalimin e kohës, u bëra menaxherja e tij. Në fillim, në botën e futbollit më shikon në mënyrë të çuditshme, por shumë prej tyre kanë ndërruar mendim”.

Më shumë nga Merkato