Connect with us

Boks

Ward fiton edhe revanshin ndaj Kovalev, konfirmohet kampion bote

Boksieri amerikan Andre Ward ka fituar mëngjesin e sotëm me “KO” teknik në raundin e tetë duelin ndaj rusit Sergey Kovalev, sfidë e vlefshme për tituj kampionë bote të peshës super të mesme (light heavyweight). Dueli u zhvillua në Nevada të Amerikës, me boksierin vendës që konfirmoi se është superior karshi rusit, duke mbrojtur titujt e kategorive WBA, IBf dhe WBO, të cilat i pat fituar 7 muaj më parë po ndaj Kovalev. Ky i fundit kërkoi revanshin, por edhe kjo sfidë e dytë foli për Ward, që e dominoi sfidën dhe e meritoi fitoren.

Nga sfida mes Ward dhe Kovalev

Boksieri amerikan Andre Ward

Ward krijoi një epërsi në ring që në dy raundet e para. Por një e djathtë e fortë në raundin e tetë çoroditi boksierin rus, duke detyruar gjyqtarin të ndalë duelin dhe t’i japë fitoren amerikanit. Në përballjen e 7 muajve më parë, Ward fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke lënë të pakënaqur rusin Kovalev, që kërkoi revanshin. Por këtë herë Ward nuk pati nevojë për gjyqtarët edhe pse sfida hera-herës ishte e ekuilibruar, me rusin që synoi fitoren. Andre Ward mbetet i pamposhtur në ring, me 32 fitore në po kaq duele të zhvilluara.

Më shumë nga Boks