NBA

Warriors e Philadelphia në gjysmëfinale, eliminohen Spurs

Skuadra e Golden State, kampione e NBA-së, ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalet e play off-it në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 99-91 ndaj San Antonio Spurs, në çerekfinalen e pestë. Kampionët e Warriors nuk toleruan ndaj një rivali të fortë si Spurs, në një përbalje të dominuar prej tyre, duke prerë një biletë për më tej. Durant me 25 pikë e Thompson me 24 bënë diferencën në parket për Golden State, ndërsa për Spurs nuk mjaftuan 30 pikët e Aldridge për të evituar hjumbjen dhe eliminimin nga play off-i.

Në Lindje, kualifikohet për në gjysmëfinale skuadra e Philadelphia, që mundi 104-91 ekipin e Miami, ndeshje e dominuar nga vendasit. Një kualifikim që Philadelphia nuk e vuri asnjëherë në dyshim, me Reddick që ralizoi 27 pikë. Një fitore larg kualifikimit për në gjysmëfinale është edhe ekipi i Boston, që mundi 92-87 Milwaukee dhe udhëheq 3-2 serinë e ndeshjeve. Celtics e dominuan ndeshjen, falë 22 pikëve e 14 rebaund të Horford, por në fund rezikuan shumë, pasi Middleton (23 pikë) tetoi përmbysjenm për miqtë, por pa sukses.

Konferenca e Lindjes

1-8, Toronto – Washington, (barazim 2-2 me ndeshje)

2-7, Boston – Milwaukee, 92-87 (3-2 me ndeshje)

3-6, Philadelphia – Miami, 104-91 (4-1 me ndeshje)

4-5, Cleveland – Indiana, (barazim 2-2 me ndeshje)

Konferenca e Perëndimit

1-8, Houston – Minnesota, (3-1 me ndeshje)

2-7, Golden State – San Antonio, 99-91 (4-1 me ndeshje)

3-6, Portland – New Orleans, (0-4 me ndeshje)

4-5, Oklahoma – Utah Jazz, (1-3 me ndeshje)

Më shumë nga NBA