NBA

Warriors fitore mes drithërimave, Lakers e Washington festojnë në shtesë

Skuadra kampione e Golden State fitoi 127-125 ndaj Torontos në ndeshjen e radhës në NBA, një fitore mes drithërimave për Warriors, që edhe pse e udhëhoqën gjatë gjithë kohës ndeshjen në fund rrezikuan ta humbasin atë. Kanadezët rihapën në minutat e fundit takimin që dukej i mbyllur pas periodës së tretë, me DeRozan që realizoi 42 pikë dhed mbajti në lojë vendasit deri në fund. Por i vetëm e pati të pamundur të përballojë trion Durant-Thompson-Curry, që realizoi 75 pikë, duke bërë diferencën në parket. Fitore të lehtë arriti ekipi i Oklahomës, që mposhti 101-91 Charlotte jashtë fushe, duke korrur fitoren e 24-t sezonale. I zakonshmi Westbrook bëri diferencën në fushë, duke realizuar 25 pikë e 10 rebaund, me Thunder që konsolidon pozitat në vendin e pestë në Perëndim. Chicago mposhti 107-105 Detroit, ndeshje ku u dallua Markkanen me 19 pikë.

Nga ndeshja Dallas – Lakers, 101-107

Fitorja e 4-t radhazi për Lakers, që mundën 107-101 Dallas në ndeshjen e luajtur në fushën e këtij të fundit. Lojë ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra, me Randle që bëri diferencën në fushë për Lakers, duke realizuar 23 pikë e 15 rebaund, mbështetur edhe nga Clarkson me 19 pikë e Kuzma me 18 pikë e 10 rebaund. Fiton edhe ekipi tjetër i Los Anxhelosit, ai i Clippers, që mundi 126-105 Sacramento, ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dallua kolektiviteti (8 lojtarë realizuan mbi 10 pikë). Pa probleme fiton San Antonio, që mundi 112-80 Denver, sfidë ku u dalluan Leonard me 19 pikë e Bertens me 18. Pas kohës shtesë triumfon edhe Washington, që mundi 119-113 Brooklyn, një përballje e hapur deri në fund, me Beal që realizoi 24 pikë e Wall 23, një dysghe që i dha fitoren ekipit vendas.

REZULTATET E SOTME

Dallas – Lakers, 101-107

Clippers – Sacramento, 126-105

Charlotte – Oklahoma, 91-101

Washington – Brooklyn, 119-113

Toronto – Golden State, 125-127

Chicago – Detroit, 107-105

San Antonio – Denver, 112-80

Më shumë nga NBA