Connect with us

Premier League

Watford shtang Liverpool në fund, barazon 3-3

Spektakli i Premier League ka vazhduar sot me Watford-Liverpool. Pas Arsenal-Leicester, takimi që hapi dje sezonin e ri të kampionatit anglez, i mbyllur me fitoren e çmendur 4-3 të londinezëve, sot i ka takuar “Reds” dhe “Hornets” të realizojnë një takim po aq të çmendur. Mjafton të mendosh se pesë gjuajtjet e para të bëra drejt portës në këtë takim kanë qenë të gjitha gol.

Kanë qenë vendasit ata që kanë goditur të parë me Okaka, i cili ka kaluar në avantazh Watford në minutën e 8-të. 21 minuta më vonë ka ardhur barazimi i miqve, që kanë shënuar me Mane. Por barazimi ka zgjatur vetëm tri minuta, pasi verdhezinjtë janë kthyer në avantazh me Doucoure. Përmbysja e lojtarëve të Klopp ka ardhur në pjesën e dytë, në harkun e dy minutave. Në të 55-ën ka qenë braziliani Firmino që ka barazuar përsëri takimin dhe në të 57-ën ka qenë egjiptiani Salah, i blerë këtë verë nga Roma, ai që ka realizuar golin e tretë për Liverpool. Salah është bërë lojtari i 12 në historinë e Premier League që debuton me gol.

Miqtë kanë krijuar edhe tre raste të tjera të pastre dhe mund të kishin marrë një fitore më të thellë, po të ishin treguar të saktë para portës. Kur mendohej se Klopp do ta festonte ndeshjen e tij numër 100 në drejtim të Liverpool me fitore, Britos ka realizuar golin e barazimit në minutën e 94-t, duke fiksuar shifrat në 3-3.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Premier League