• Watford & Swansea në garë për Ranocchia

    Publikuar: 9 Jan 3:45

    Watford dhe Swansea raportohet se janë interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Inter Andrea Ranocchia. 28 vjeçari mund të ribashkohet me trajnerin e Bletëve Walter Mazzarri, nën urdhrat e të cilit ka luajtur te Inter gjatë sezonit 2013/14. Tuttosport raporton se Swansea i është bashkuar Watford në interesin për Ranocchia, i cili ka kohë që është i padëshiruar te Zikaltrit. Pasi bëri 32 paraqitje për Inter në sezonin 2014/15, qendërmbrojtësi u huazua te Sampdoria sezonin e ardhshëm.

    Image result for andrea ranocchia inter 2016

    Tashmë është rikthyer te Inter, duke kryer vetëm pesë paraqitje në Seria A për Zikaltrit deri në këtë moment dhe me sa duket nuk hyn te planet e trajnerit të ri Stefano Pioli, i cili preferon Miranda e Murillo, si dhe ka tërhequr në mbrojtje Gary Medel përpara se të dëmtohej. Ranocchia ka një kontratë deri në 2019 me Inter, dhe më parë është përfolur edhe për një kalim te Liverpool.


    Lexo postimet e tjera