Bundesliga

Watzke nuk udhëton dot në Nikozi prej… gishtit të dorës

Watzke nuk udhëton dot në Nikozi prej… gishtit të dorës

Ndodh edhe kështu…

Hans-Joachim Watzke nuk ka fluturuar me avionin e Borussia Dortmund-it për ndeshjen me APOEL-in në Champions League. Për herë të parë në karrierën e tij si menaxher i përgjithshëm i klubit gjerman, 58-vjeçari nuk do ta shohë në stadium skuadrën.

Problemi i tij është gishti i dorës, që e ka operuar së fundmi.

“Kjo është hera e parë në 13 vite, që humbas një ndeshje të Champions-it. Tragjedi për mua, sigurisht, por nuk duhet t’i anashkaloj këshillat e mjekut. Ai ma ka ndaluar fluturimin 4-orësh për në Nikozi të Qipros”, – shprehet numri 2 i verdhezinjve për gazetën “Bild”.

Watzke e ka dëmtuar gishtin shumë kohë më parë, kur luante futboll, dhe është detyruar ta presë. “Vitet e fundit dhimbja u bë e padurueshme”, – shton ai.

Më shumë nga Bundesliga