Tenis

Wawrinka debuton në Sofie, teston veten pas dëmtimit në Australian Open

Tenisti zviceran Stanislas Wawrinka do të luajë për herë të parë në karrierë në turneun e Sofias (Bullgari), ku do të rikthehet në fushë dy javë pas Australian Open. Një rikthim i shumëpritur për një nga tenistët më të mirë të viteve të fundit, që shpreson të rikthehet në nivelet e dikurshme. “U riktheva në vendlindje pas Australisë dhe kam punuar mirë, si në aspektin fizik, duke rikuperuar nga dëmtimi në gju, ashtu edhe në fushën e lojës, duke praktikuar tenis. Ndihem shumë më mirë dhe mendoj se rikthimi në fushë në turneun e Sofies është një mundësi e mirë për të nisur gradualisht nga e para”, tha Wawrinka.

Tenisti zviceran Stanislas Wawrinka

Të merrja pjesë në Australian Open ishte e rëndësishme, pasi mora impaktin e parë me fushën pas një periudhe të gjatë edhe pse fizikisht nuk isha aty ku dëshiroja. Gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur, ndërkohë që e rëndësishme është të luaj sa më shumë, ndaj dhe zgjodha të luaj në Bullgari”, tha Wawrinka, fitues i 3 grand slemeve në karrierën e tij, madje duke u ngjitur deri në vendin e tretë të renditjes botërore. “Synimi im kryesor është të rikthehem në nivelet e dikurshme, ndaj këto turne do të jenë më së shumti për t’u përgatitur. Pasi të kem rikuperuar 100% do të vendos objektiva”, tha Wawrinka.

Më shumë nga Tenis