• Wayne Rooney bëhet “legjendë” te Manchester United

    Publikuar: 7 Jan 5:36

    Sulmuesi Wayne Rooney ka hyrë përfundimisht në historinë e Manchester United, në minutën e shtatë të ndeshjes së Kupës së Anglisë kundër Reading, ku shënoi golin e parë për “djajtë”, atë numër 249 për klubin, duke arritur rekordin e vënë nga legjenda Sër Bobby Charlton. Kapiteni 31-vjeçari tundi rrjetën dhe mori ovacionet e stadiumit “Old Trafford”, ku ishte i pranishëm edhe vetë Charlton. Rooney theu rekordin e Charlton edhe në vitin 2015, ku u bë golashënuesi më i mirë i kombëtares angleze me 56 gola.

    The strike was Rooney's 249th for the club in his 543rd appearance since joining in 2004


    1-0 Wayne Rooney Goal 07.01.2017 HD by dailyfootballkick

    Rooney is mobbed by team-mates including Juan Mata and Marouane Fellaini after scoring

    Ky ishte goli i katërt i Rooney në këtë sezon, që është i 13-ti me “djajtë”, që kur u ble nga Everton në vitin 2004 për 30 milionë euro. Ai shënoi në ndeshjen e parë të vitit kundër Bournemouth, përpara se të realizonte dy të tjerë në Europa League, kundër Fenerbahce dhe Feyenoord. Rooney i ka shënuar 249 gola në 543 ndeshje me Manchester United, ndërsa Bobby Charlton pati nevojë për 758 ndeshje. Rooney e ka fituar pesë herë titullin kampion dhe një herë Champions League, ndërsa Charlton tre herë titullin dhe një herë Champions, por mbi të gjitha mund të krenohet se ka fituar Kupën e Botës dhe “Topin e Artë”.


    Lexo postimet e tjera