Boks

WBC kundër duelit Wilder-Fury: Britanikun nuk do ta njohim si fitues

Presidenti i World Boxing Championship (WBC), Mauricio Sulaiman, ka deklaruar sot se nuk do ta njohë duelin mes kampionit të kësaj kategorie Deontay Wilder dhe britanikut Tyson Fury, në rast se ky i fundit nuk hyn në sistemin antidoping, për një boks të pastër. Dueli mes Wilder dhe Fury do të zhvillohet më 1 dhjetor në Los Anxhelos, por WBC ende nuk ka marrë një vendim për ta njohur këtë sfidë.

Sulaiman pret që Fury të nënshkruajë një kontratë me WBC-në për të pranuar rregullat antidoping dhe këtë gjë britaniku duhet ta bëjë brenda kësaj jave. Në të kundërt, WBC nuk do ta njohë Fury si kampion bote në rast se britaniku fiton duelin me Wilder.

Nëse Fury nuk hyn në programin tonë, ne nuk do ta njohim këtë si duel zyrtar dhe Fury nuk do të njihet si fitues në rast se fiton. Në rast se Fury nuk nënshkruan programin antidoping ai nuk do të shpallet kurrë kampion i kësaj kategorie. Por Tyson dhe stafi i tij më kanë premtuar se do të nënshkruajnë dhe unë u besoj”, tha Sulaiman.

Më shumë nga Boks