Futboll

Wenger: Askush nuk e di ku do të jetë Sanchez më 1 shkurt!

Wenger: Askush nuk e di ku do të jetë Sanchez më 1 shkurt!

E ardhmja e Alexis Sanchez nuk është vendosur akoma, sipas asaj që deklaron trajneri i Arsenal, Arsene Wenger. Kontata e sulmuesit nga Kili me londinezët përfundon në qershor 2018 dhe të dy klubet e Manchester janë të interesuara për të marrë shërbimet e tij, duke paguar deri në 35 milionë euro në janar, pavarësisht se në fund të sezonit kosto e tij do të jetë zero. Pep Guardiola e ka kërkuar me ngulm futbollistin, me të cilin ka punuar edhe te Barcelona, por në ditët e fundit ka dalë në skenë edhe Jose Mourinho. Gjithsesi, Wenger ka thënë se ende nuk i dihet se ku do të jetë Sanchez në fund të janarit.

Pep Guardiola is keen to bring Sanchez to the Etihad — he worked with him at Barcelona

Wenger deklaroi: “Shikoni, sinqershit, nuk mund t’iu them asgjë për situatën e Sanchez në këtë moment. Ju si gazetarë mund të keni hipotezat tuaja dhe unë do të doja me kënaqësi t’ju informoja, por druhem se mund t’iu jap informacione të gabuara. Asgjë nuk është vendosur. Arsenal, City apo United, askush nuk e di se ku do të jetë Sanchez më 1 shkurt kur të mbyllet merkato e janarit.” Më pas, trajneri i Arsenal vazhdoi: “Përsa kohë do ta kem në dispozicion unë do ta aktivizoj Alexis, sepse nuk kam asnjë dyshim te pasioni i tij dhe përkushtim për fanellën e Arsenal. E ka treguar sa herë ka zbritur në fushë në këtë sezon. Ai ka lindur për të qenë fitues dhe nuk kursehet kurrë në asgjë.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll