Kupat e Europës

Wenger: Champions League është bërë e mërzitshme

Arsene Wenger pretendon se Champions League është bërë më pak interesante – pasi nuk arriti të kualifikohej.

Arsenal e përfundoi sezonin e kaluar në vend të pestë dhe nuk arriti të sigurojë një vend në Champions për të parën herë pas 19 vitesh.

 Arsenal failed to reach the Champions League after finishing fifth

Dhe teksa po përgatitet të përballet me rivalët e Europa League BATE Borisov në Bjellorusi të martën, ai ka pretenduar se kompeticioni e ka humbur bukurinë e dikurshme.

“Mendoj se në fazën e grupeve, nuk ka më ndeshje interesante. Shihni audiencat. Ka humbur disi interesin.

“Tashmë është kthyer në rutinë, Champions League, në fazën e grupeve. Nuk ka më ndeshje interesante. Vetëm një apo dy ndeshje shihen.”

Por francezi ka pranuar se ndihet keq që nuk mund të ndeshet me elitën e futbollit evropian. “Të them të drejtën, po, më ka marrë malli. Kam luajtur gati 200 ndeshje në Champions league, pra ndihem i privilegjuar.”

 Arsenal have not been used to playing in Europe's second-tier competition

Më shumë nga Kupat e Europës