Europa League

Wenger: Duhet të marr disa këshilla nga Gattuso

Arsene Wenger, trajneri i Arsenal, ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Europa League me Milan.

PËR BELLERIN – “Nuk është grumbulluar për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë. Nuk është një dëmtim serioz, por ndien shumë dhimbje”.

MOMENTI NEGATIV – “Skuadra po vuan psikologjikisht humbjet e pësuara në kampionat dhe në kupë. Është normale të kritikohesh. Për t’u kthyer ne rrugën e duhur duhet të bazohemi te gjërat e lehta dhe te cilësitë që kemi, nuk ka dyshim. Edhe Lacazette nuk është gati, ashtu si Monreal”.

PËR GATTUSO – “Nuk është e nevojshme që t’i jap këshilla të mëdha. Po bën shumë mirë dhe ka një eksperiencë të madhe. Unë po kaloj një moment të vështirë dhe besoj se jam unë ai që duhet të marr këshilla nga ai”.

EUROPA LEAGUE – “Për të fituar Europa League duhet të eliminojmë Milanin. Sipas mendimit tim, kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Milan luan mirë dhe është në formë. Do të jetë një përballje shumë e vështirë”.

E ARDHMJA – “Besoj se e dimë se ky është kompeticioni i vetëm që mund të fitojmë. Vitin e kaluar nuk kemi bërë keq, nuk jemi kualifikuar në Champions League për vetëm një pikë. Kemi fituar Kupën e Anglisë, nuk besoj se ka qenë një sezon i dështuar. Tani do të kemi një shans të mirë për të treguar karakterin tonë”.

Më shumë nga Europa League