• Wenger: E ardhmja ime? Do të dëgjoj tifozët…

    Publikuar: 9 Mar 6:49

    Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, tha se mendimi i tifozëve do të ketë ndikim në vendimin e tij për të qëndruar apo për t’u larguar nga drejtimi i ekipit londinez. Faktikisht ishin të shumtë në numër tifozët që kërkuan largimin e francezit, pas humbjes 5-1 të pësuar në shtëpi kundër Bayern Munich në Champions League. “Tifozët nuk do të jetë faktori më i rëndësishëm, por me siguri që do të vendosë edhe në bazë të mendimit të tyre. Unë kam punuar fort për 20 vjet që t’i bëj tifozët e lumtur dhe e kuptoj se kur humbasim ata nuk janë të lumtur,” – tha Wenger.

    Arsene Wenger's contract expires at the end of the season and he is yet to commit his future

    Wenger, i cili ka qenë trajner i Arsenal që nga tetor 1996, pret që muajin e ardhshëm të vendosë nëse do të qëndrojë në “Emirates” vitin e ardhshëm, apo do të largohet. Ai mohoi se ia ka thënë vendimin që tani futbollistëve që ka në dispozicion. “Vendimi im aktualisht është që përqendrohem te ndeshja e radhës dhe jam absolutisht i sigurt se skuadra do të jap përgjigjen që unë kërkoj në ndeshjen e radhës, ditën e diel,” – tha trajneri 67-vjeçar. Arsenal është aktualisht në vendin e pestë të Premier League, 16 pikë larg nga Chelsea kryesues, ndërsa në fundjavë do të luajë kundër Lincoln të kategorisë së pestë për çerekfinalet e Kupës së Anglisë.


    Lexo postimet e tjera