Futboll

Wenger e pranon: Humbëm më shumë se një derbi…

Wenger e pranon: Humbëm më shumë se një derbi…

Arsene Wenger pranoi se shpresat e Arsenal për të arritur një nga katër vendet e para, që do të përkonte me rikthimin në Champions League, kanë pësuar një goditje të madhe pas humbjes kundër Tottenham. Arsenal e sheh veten shtatë pikë larg rivalëve londinez, pasi u mposht 1-0 në derbi, ku vendosi goli i shënuar nga Harry Kane. “Ishte një ndeshje ku nuk mund t’i lejonim vetes të humbisnim, – tha Wenger. – Tani ky rezultat na e vështirëson së tepërmi pozitën tonë, por duhet të vazhdojmë të luftojmë derisa matematika të na e lejojë. Gjithsesi, të gjithë e kuptojmë se humbëm më shumë se një ndeshje derbi.”

'There was more at stake than the derby, I said that before the game,' the Arsenal boss said

Trajneri i Arsenal ka refuzuar të ngushëllohet me faktin se Arsenal mund të arrijë në Champions League duke fituar trofeun e Europa League, ashtu si bëri Manchester United në vitin e kaluar. “Eshtë shumë shpejt për ta thënë diçka të tillë, – pohoi Wenger. – Futbolli nuk mund të fik interuktorin për një ndeshje dhe ta ndezë më pas ndeshjen tjetër. Duhet vazhdimësi. Manchester United e vendosi si prioritet Europa League në momentin që shkoi në gjysmëfinale, sepse logjikisht i mjaftonin tre fitore për të shkuar në Champions, ndërsa për ne është shumë shpejt që t’i japim prioritet vetëm kësaj veprimtarie.”

Më shumë nga Futboll