Futboll

Wenger fiton betejën, pasuesi i Sanchez-it do të blihet në janar

Wenger fiton betejën, pasuesi i Sanchez-it do të blihet në janar

Në verë jo, në janar po!

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, më në fund ka arritur marrëveshjen me Monaco-n për blerjen e sulmuesit Thomas Lemar. Lajmi vjen nga britanikja “Daily Star”, sipas së cilës 21-vjeçari i talentuar nga janari do të luajë në “Emirates Stadium”.

“Topçinjtë” kanë bindur përfaqësuesit e lojtarit. Francezi do të firmosë një kontratë 5-vjeçare në Londër dhe do të paguhet 250 mijë paundë në javë. Pa frikë, thoni “uou”!

Wenger ishte shumë pranë blerjes së Lemarit në merkaton e verës që lamë pas. Ai provoi deri në orët e fundit të 31 gushtit, por nuk ia doli. Bazuar te deklarata të ndryshme dhe informacione nga mediet, duket se djaloshi ka ngurruar për të thënë “po”, edhe pse e kishte rrugën të hapur nga Monaco.

Transferimi i Lemarit ka lidhje me largimin e yllit Alexis Sanchez. Ky i fundit pritet të shitet te Manchester City në janar dhe pasuesi i tij do të jetë bashkëkombësi i Wenger-it.

Më shumë nga Futboll