Futboll

Wenger hedh dyshime mbi arsyet që shtynë Neymar-in të linte Barçën

Wenger hedh dyshime mbi arsyet që shtynë Neymar-in të linte Barçën

Neymar ka disa javë që është transferuar te PSG-ja, por vazhdon të krijojë lajme në botën e futbollit, aty ku tifozët janë gjithë sy e veshë për të marrë vesh gjithçka për të.

Së fundmi, ai i cili u ka dhënë një të goditur ndjenjave të ish-sulmuesit të Barcelonës është Arsene Wenger. Trajneri i Arsenalit ka hedhur hije dyshimi mbi arsyen (apo arsyet) pse 25-vjeçari ka vendosur të largohet nga “Camp Nou” për të luajtur në Paris. Duke folur në “beIn Sports”, francezi e ka quajtur befasi logjikën e ndjekur nga braziliani.

@k.mbappe29 ✌🏽 #Repost @psg ・・・ En route 👉🤘 🇧🇷 #NeymarJr 🇫🇷 #Mbappe #PSG #Football #Paris

A post shared by Nj 🇧🇷 👻 neymarjr (@neymarjr) on

“Neymar kurrë nuk i ka thënë me saktësi arsyet e lëvizjes së tij, sepse lojtarët gjithmonë kanë një dëshirë të madhe për të luajtur me më të mirët. Ai vendosi për atë rrugë, kështu që kjo është… për arsye financiare, ose për arsye se ai mendon se PSG-ja është klubi i së nesërmes dhe do t’ua kalojë Real Madridit dhe Barcelonës”, – është shprehur Wenger.

Trajneri nuk ka harruar të përmendë edhe aspektin sportiv. “Kjo mund të jetë edhe për arsye individuale. Ai ndoshta dëshiron të bëhet pika e referimit e skuadrës dhe të njihet si lojtari më i mirë në botë”.

Epo, e mira nuk ka fund!

Më shumë nga Futboll