Connect with us

Bundesliga

Wenger-Klopp, në garë për xhevahirin e Borussia-s

Liverpool, PSG, tani edhe Arsenal. Christian Pulisic është përfundimisht “në modë” për disa nga klubet më të mëdha në Evropë. Mesfushori i djathtë këtë sezon ka shkëlqyer te Borussia Dortmund dhe – sipas asaj që shkruan “The Sun” – Arsene Wenger është gati të bëjë një ofertë të majme për 18-vjeçarin në verë. Ndërkohë, amerikanin e kërkon edhe trajneri i Liverpool-it, Jürgen Klopp, i cili ka një arsye të fortë për të besuar se djaloshi mund të zgjedhë “Të kuqtë”. Në shkurt të vitit 2015, ishte pikërisht gjermani ai i cili e mori Pulisic-in nga Borussia U-17.

 

Klopp donte ta blinte ish-lojtarin e tij që në këtë merkato dimri dhe ishte gati të vendoste 30 milionë euro mbi tavolinë, por verdhezinjtë refuzuan. Hierarkia e Borussia Dortmund-it do që xhevahiri i skuadrës të rinovojë sa më shpejt, sepse ai konsiderohet një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen. Kontrata aktuale e Pulisic-it përfundon në vitin 2019. Ai sivjet ka fituar një vend të rëndësishëm në “Signal Iduna Park”, sidomos për polivalencën e tij në fushë (luan në çdo rol anësor). Një gjë dihet me siguri: Pulisic në janar nuk ka shans të largohet nga Gjermania.

 

[interaction id=”58667461804953407ce1b56b”]

 

Më shumë nga Bundesliga