Connect with us

Futboll

Wenger kundër Manchester United: “Fituesi i Europa League nuk duhet të kualifikohet në Champions”

Tashmë është e ditur që ekipi fitues i trofeut të UEFA Europa League siguron hyrjen direkte për në fazën e grupeve të UEFA Champions League të edicionit pasardhës. Një formulë kjo e kundërshtuar, madje edhe me argument nga ana e trajnerit të Arsenal, Arsene Wenger. Ky i fundit ka sqaruar arsyet e kontestimeve të tij ndaj këtij vendimi të UEFA-s, që konkretisht favorizon Manchester United, klubin rival të Arsenal,  dhe kundërshtarin e tij direkt,  Jose Mourinho, të kualifikuar për në këtë edicion të Champions League falë fitimit të Europa League, ndërkohë që nuk arriti dot kualifikimin nëpërmjet renditjes në klasifikimin e Premier League.

“Kam qenë gjithmonë kundër. Me përjashtim të Manchester United, çdo ekip i mëparshëm që fitonte trofeun e Europa League, ishte një skuadër e cila ishte eliminuar më parë nga Champions League. Nuk mund të zhvillosh një sezon duke menduar se mund të kualifikohesh në Champions League duke fituar Europa League. E gjithë kjo mund të ketë një ndikim në kampionat. Nëse një skuadër në një kohë të caktuar të sezonit ndodhet në një pozicion të favorshëm për të fituar Europa League, në krahasim me arritjen mes katër vendeve të para në kampionat, kjo gjë mund ta detyrojë që të heqë dorë nga kampionati për tu përqëndruar në maksimum te Europa League. Por, kjo zgjedhje rezulton me kompromentim të rregullshmërisë së kompeticionit”, deklaroi Wenger.

Më shumë nga Futboll