Futboll

Wenger me këmbë në tokë, në janar mund të shesë dy yje

Wenger me këmbë në tokë, në janar mund të shesë dy yje

Fjalë burrash: Arsenali në janar mund të shesë dy yjet absolutë të tij, Mesut Özil dhe Alexis Sanchez. Këta janë emrat më të përmendur në merkaton dalëse të klubit londinez, kështu që Arsene Wenger së fundmi ka shtrënguar dhëmbët dhe e ka pranuar realitetin.

Trajneri i “Topçinjve” është shprehur se ekzistojnë të gjitha shanset, që kampioni i botës dhe ish-ylli i Barcelonës të largohen para fundit të kontratës. Të dy janë të lidhur deri në qershorin e vitit 2018 me klubin. “Po mendojmë për çdo mundësi. Mund t’i shesim edhe në janar. Kur je në një gjendje të tillë, duhet t’i konsiderosh të gjitha mundësitë”.

Menaxheri i Özil-it, Erkut Sogut, ka befasuar duke thënë se bisedimet për rinovimin e kontratës ndërmjet tij dhe klubit po shkojnë mirë, por trajneri i Arsenalit e ka mohuar këtë, duke qenë i vetëdijshëm se çfarë po ndodh.

Özil dëshiron të qëndrojë në Premier League. Trajneri i Manchester United-it, Jose Mourinho, ka interes për të, meqë e njeh mirë nga periudha kur punonte te Real Madridi. Sanchez, ndërkohë, mund të kalojë në Paris te PSG-ja ose thjesht të ndërrojë qytet duke u bërë pjesë e Manchester City-t.

Më shumë nga Futboll