Connect with us

Futboll

Wenger mohon sherrin e Sanchez me shokët e ekipit

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, ka thënë se zërat për një sherr në stërvitje mes Alexis Sanchez dhe pjesës tjetër të ekipit janë krejtësisht të pabazuara. Shtypi anglez ka shkruar se Sanchez ka pasur një shkëmbim të ndezur fjalësh me disa nga shokët dhe është larguar në mes të stërvitjes së fundit para ndeshjes kundër Liverpool dhe për këtë arsye u la në stol nga Wenger. Por trajneri i “topçinjve” deklaroi: “Nuk jam i shqetësuar, sepse nuk ka ndodhur asgjë e tillë.”

Image result for wenger sanchez

Arsenal u mposht 3-1 në ndeshjen e luajtur në “Anfield Road”. “E shpjegova edhe pas ndeshjes. Ishte një vendim taktik lënia në stol e Sanchez, sepse doja të luaja me dy qendërsulmues. Doja sulm të drejtpërdrejtë me topin në thellësi dhe kjo është arsyeja përse mora këtë vendim, – tha Wenger. – Ai është një futbollist i përkushtuar dhe ndonjëherë me shumë besim të tepruar te vetja, por ka pasur shumë futbollistë si Sanchez në skuadra të tjera.”

Image result for wenger sanchez

Arsene Wenger po fliste para ndeshjes së dytë të skuadrës së tij në Champions League kundër Bayern Munich, pasi në takimin e parë “topçinjtë” u mposhtën 5-1. Londinezët kanë nevojë për një mrekulli që të shkojnë në çerekfinalet e veprimtarisë elitare për klube. I pyetur në lidhje me marrëdhënien e tij me 28-vjeçarin, trajneri francez deklaroi: “Unë dhe Sanchez bëjmë biseda normale dhe të ndershme, faktikisht si me të gjithë futbollistët e tjerë.”

Më shumë nga Futboll