Europa League

Wenger nuk i zë besë Milan: Kualifikimi është i hapur…

Wenger nuk i zë besë Milan: Kualifikimi është i hapur…

Nuk i zë besë rezultatit të ndeshjes së parë, as Milan dhe mbi të gjitha as Arsenal. Arsene Wenger e di mirë se kualifikimi për në çerekfinalet e Europa League është në dorën e londinezëve, pas fitores 2-0 në “San Siro”, por edhe se mungesa e vazhdimësisë te “topçinjtë” është një faktor shqetësues për t’u marrë në konsideratë. “Rezultati i ndeshjes së parë nuk ka të bëj aspak. Duhet të luajmë futbollin që të gjithë presin nga ne dhe të japim më të mirë. Kjo është një veprimtari shumë e vështirë,” – tha “profesori” francez.

Arsenal returned to winning ways in the Premier League on Sunday, beating Watford 3-0

Pas riaftësimit të Bellerin, Lacazette është mungesa e vetme te skuadra e Wenger: “Mendojmë se do të rikthehet pas pushimit përshkak të ndeshjeve të përfaqësueseve.” Londinezët, pavarësisht nga një sezon të mbushur me ulje-ngritje, janë mes skuadrave favorite për të fituar trofeun: “Eshtë e vërtetë sepse do të na jepte mundësinë të shkonim në Champions League, por në këtë veprimtari ka shumë skuadra të forta me Milan që është një prej tyre. Niveli është shumë i lartë nëse do të shohim ekipe si Milan, Atletico, Dortmund dhe ekipet francez. Më i larti i të gjitha kohërave në këtë veprimtari.”

Aubameyang missed last week´s 2-0 win at AC Milan as he is unable to play in the Europa League. (Tim Goode/EMPICS)

Wenger e di mirë se një nga problemet kryesore që ka pasur skuadra e tij në këtë sezon ka qenë vazhdimësia e rezultateve: “Eshtë diçka thelbësore. Ndonjëherë kur kalon një periudhë të vështirë është shumë e rëndësishme të mos humbasësh. Duke fituar ka më shumë mundësi që të paraqitesh mirë në ndeshjen e ardhshme. Duhet të kemi shumë kujdes nga Milan sepse çështja e kualifikimit për është mbyllur” Arsenal ka fituar 3-0 ndaj Watford në ndeshjen e fundit të luajtur në Premier League.

Më shumë nga Europa League