La Liga

Wenger: Reali nuk më ka kontaktuar, s’kam pasur mundësi ta refuzoj

“Real Madridi nuk më ka kontaktuar, kështu që unë nuk kam qenë në gjendje t’i them jo”. Kjo është deklarata e Arsene Wenger, ish-trajnerit të Arsenalit për më shumë se dy dekada, bërë për “BeIN Sports”. Shumë vite më parë, francezi e kuptoi se drejtuesit e “Los Blancos” ishin vënë në gjurmët e tij, por nuk u arrit asnjë marrëveshje. Dhe tani, që e vendosin në orbitën e ekipeve të tjera, si Milani, Wenger mohon gjithçka: “Janë lajme të rreme”.

Trajneri francez, tani për tani pa skuadër, është i qartë: “Ende nuk kam marrë ndonjë vendim për të ardhmen time. Zakonisht i përballoj problemet, kur më dalin përpara, duke u përpjekur të gjej një zgjidhje, por në këtë moment nuk kam asnjë problem për ta zgjidhur. Në janar do të zgjedh çfarë do të bëj”.

Ndërkohë, Real Madridi duket se ka rikuperuar kursin e vet me trajnerin Santiago Solari. Sipas një sondazhi të bërë nga gazeta spanjolle “AS” me tifozët e vet, argjentinasi duhet të qëndrojë trajner në “Santiago Bernabeu” më së paku deri në fund të sezonit.

Më shumë nga La Liga