Connect with us

Futboll

Wenger: Sanchez qëndron, duam 85 pikë në kampionat…

Wenger: Sanchez qëndron, duam 85 pikë në kampionat…

Alexis Sanchez dëshiron të arrijë në kuotën e 85 pikëve me Arsenal në fund të sezonit dhe të luftojë me këtë skuadër për titullin kampion, sipas trajnerit të londinezëve, Arsene Wenger. Sanchez është rikthyer në stërvitje gjatë kësaj jave, më vonë se të tjerët, për shkak të impenjimit në Kupën e Konfederatave me Kilin. Wenger këmbëngul se 28-vjeçari, që po futet në vitin e fundit të kontratës, do të qëndrojë në “Emirates Stadium”, pavarësisht nga interesimi i Manchester City dhe Paris Saint-Germain. Trajneri francez mendon se Sanchez do të jetë i suksesshëm me Arsenal.

I pyetur nëse kishte besim se Sanchez do të ishte i njëjti futbollist edhe nëse qëndron te Arsenal përtej vullnetit, Wenger u përgjigj: “Padyshim! Përse jo? Ai është profesionist”

“Bindja ime është se edhe një futbollist që futet në vitin e fundit të kontratës do të jetë i motivuar për të bërë një punë të mirë, sepse do të investojë për të ardhmen e vetes. Pastaj është çështje karakteri, – tha Wenger. – Sanchez është një fitues i lindur dhe zbret gjithmonë në fushë për të fituar, duke dhënë maksimumin. Ai e dashuron këtë sport dhe do të qëndrojë me Arsenal.  Kam folur me të dhe i kam shpjeguar avantazhet dhe disavantazhet e situatës, për mbi të gjitha se sivjet duhet të marrim 85 pikë, dhjetë pikë më shumë se sezoni i kaluar. Duhet të kthehemi në Champions dhe të garojmë për titullin.”

Më shumë nga Futboll