Futboll

Wenger: Do të ketë largime futbollistësh nga Arsenal!

Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger, ka pranuar se ai do të lërë disa futbollistë të largohen, përpara se të mbyllet merkato e verës. “Topçinjtë” kanë harxhuar shumë energji, gjatë merkatos së verës, për të mbajtur Alexis Sanchez dhe Olivier Giroud, larg zërave të merkatos, por afrimet e Alexandre Lacazette dhe Sead Kolasinac tregojnë se ka bollëk sulmuesish në veri të Londrës. Wenger e pëlqen shumë konkurrencën, por gjithashtu pas fitores ndaj Chelsea në Superkupën e Anglisë pranoi: “Për të qenë realist, numri i sulmuesve te skuadra jonë është më i lartë sesa duhet. Na duhet të lejojmë largimin e dikujt. Konkurenca është e dobishme, por edhe ajo ka disa kritere që duhen ndjekur.”

Sanchez (right) tentatively joins the matchday squad as they toast their Community Shield win

Wojciech Szczesny, Yaya Sanogo dhe Emiliano Martinez janë larguar gjatë verës, ndërsa drejt asaj rruge duket edhe Lucas Perez, pas 12 muajve të vështirë në Premier League. Arsenal po këmbëngul të mbajë në skuadër Alexis Sanchez, edhe pse sulmuesi ka hyrë në vitin e fundit të kontratës, teksa në dilemë mbetet edhe e ardhmja e Giroud. “Për momentin dua të shijoj suksesin ndaj Chelsea, pastaj të zgjidhim çështjet e merkatos në javët e fundit të gushtit. E kontrolluam ndeshjen edhe pasi kaluam në disavantazh dhe e merituam trofeun. Eshtë shumë e rëndësishme të ruajmë përqendrimin dhe të shmangim gabimet e sezonit të kaluar. Kjo është detyra kryesore e një trajneri.”

Më shumë nga Futboll