Futboll

Wenger zbulon përse refuzoi ofertën e Manchester United

Wenger zbulon përse refuzoi ofertën e Manchester United

Arsene Wenger ka zbuluar përse refuzoi mundësinë për të drejtuar Manchester United. Francezi i ka qëndruar besnik klubit të Arsenal, që nga viti 1996, edhe pse ish-drejtuesi i United, Martin Edwards, i dha mundësinë që ishte pasardhësi i Sër Alex Ferguson. “Që në vitin 1996 kur e nisi punën duke fituar kampionatin dhe kupën, Wenger ka qenë i preferuari jonë për të zëvendësuar Ferguson, por ai nuk e pranoi mundësinë që i dhamë për të punuar në “Old Trafford”, – shkroi Edwards në biografinë e tij.

“Mesa kujtoj ishte viti 2002, kur United më kontaktoi sërish. E ndjeva veten i privilegjuar dhe i falënderova, por Arsenal ishte dhe është gjithçka për mua”

Ndërkohë, vetë Wenger zbulon: “Unë kam qenë shumë i lumtur te Arsenal kur më erdhi oferta e Manchester United dhe njerëzit ishin të lumtur me mua. Unë isha i dashuruar me vlerat e klubit të Arsenal dhe as më shkonte ndërmend të punoja me veten. Mesa kujtoj ishte viti 2002, kur United më kontaktoi sërish. E ndjeva veten i privilegjuar dhe i falënderova, por Arsenal është gjithçka për mua. Kur erdha në vitin 1996, mes futbollistëve stafit dhe njerëzve në klub ishim 80 vetë që punonin për ekipin e parë, tani jemi 800 dhe kemi stadium të mrekullueshëm. Arsenal është klub i madh po aq sa United.”

Më shumë nga Futboll