Bundesliga

Werner do një klub të madh, përmend nëntë skuadra në dy shtete

Werner do një klub të madh, përmend nëntë skuadra në dy shtete

Timo Werner po pret që shumë shpejt të bëjë hapin e madh duke u bërë pjesë e një klubi të nivelit botëror. Sulmuesi i kombëtares gjermane, i cili aktualisht luan te RB Leipzig, i ka shprehur synimet e tij në një intervistë për revistën “Sport Bild”.

Nënkampionët e Bundesligës ai i konsideron si “vend tranzitor”, pra për t’u larguar diku tjetër. “Deri tani, më ka ecur mirë te RB Leipzig dhe nuk jam i shqetësuar për një, dy apo tre vite. Sigurisht, dua që një ditë të luaj te një klub i madh. Bayern? Është një klub i madh, por për momentin kjo nuk është diçka për të cilën po mendoj”, – ka thënë Werner.

Kuptohet se 21-vjeçari nxitet nga futbolli evropian, me klube si Real Madrid dhe Liverpool të interesuara për të. “Në Spanjë maksimumi janë tri skuadra, Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid. Premier League ka skuadra si Arsenal, Chelsea, Tottenham, Liverpool, Manchester United dhe Manchester City”, – ka shtuar ai.

Sytë e Werner-it janë lart, por ai nuk e përjashton mundësinë e qëndrimit te RB Leipzig. “Pse jo? Ndoshta do të bëhemi shumë shpejt një klub i madh. Kontrata? Nuk dua të rinovoj tani dhe kjo nuk do të thotë se dua të largohem verën e ardhshme”, – ka përfunduar ai.

 

Më shumë nga Bundesliga