Bundesliga

Werner zhbllokohet pas 543 minutash dhe përmbys Bayern-in

Bayern Munich është mundur në kampionat pas 12 fitoresh dhe 1 barazimi të marrë në 13 ndeshjet e fundit. Skuadra e Heynckes, që ka pësuar humbjen e tij të dytë në drejtim të bavarezëve në këtë sezon, është mundur 2-1 në fushën e Leipzig. Një rezultat ky që mban në garë vendasit për vendin e katërt, por që nuk ka pasoja për Bayern, që kryeson kampionatin me një avantazh prej 17 pikësh ndaj vendit të dytë.

Ka qenë Wagner që ka kaluar në avantazh miqtë ne minutën e 12-të të pjesës së parë pas një asisti të marrë nga James Rodriguez. Vendasit janë kundërpërgjigjur në minutën e 37-të me Keita dhe kanë kthyer ndeshjen në barazim.

Në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 56-të, Leipzig ka shënuar përsëri me Timo Werner, i cili është zhbllokuar pas 543 minutash në kampionatin gjerman dhe i ka dhuruar avantazhin bardhekuqve.

Bayern ka shkuar afër barazimit me Mats Hummels, por Ulreich ka bërë një pritje të jashtëzakonshme duke devijuar topin në goditje nga këndi. Gjashtë minuta më pas ka qenë Arturo Vidal që ka shpërdoruar një rast shumë të mirë pas një topi të bukur të dhënë nga Kimmich. Kiliani ka bërë një goditje me kokë që ka përfunduar për pak jashtë dhe rezultati i ndeshjes ka mbetur i pandryshuar deri ne fund.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Më shumë nga Bundesliga