Premier League

“West Brom nuk luan futboll, le të luajë në Championship vitin tjetër në atë fushë të thatë”

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp nuk ka qenë i kënaqur me kushtet e fushës Hawthorns pasi pa ekipin e tij të shpërdoronte një avantazh të dyfishtë ndaj West Brom.

Klopp shprehet i inatosur me kushtet e fushës, por edhe me arbitrin e ndeshjes, duke i fajësuar për këtë barazim.

“Nuk jam i kënaqur me fushën. Nëse fusha është e thatë nuk mund të pasosh topin nga një distancë tre-katër metra.

“Kjo është gjëja më e lehtë në botë, nëse luan futboll, por nëse luan me topa të gjatë, gjatë gjithë kohës, si WBA atëherë përse duhet fusha e njomë, por janë gjëra që duhet t’i pranojmë.

“Ata mund të vazhdojnë me të njëjtën fushë vitin tjetër në Championship.

“Por ka edhe situata ku kemi qenë të pafat. Dy herë Ings u përfshi në një penallti, dhe Hegazi duhet të kishte dalë me të kuq pas grushtit ndaj Ings.

“Gjithsesi, duhet të pranojmë rezultatin dhe të shohim përpara.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League