Premier League

West Ham-Liverpool: Coutinho s’luan, Mane është gati

Në prag të ndeshjes me West Ham, trajneri Klopp ka konfirmuar se: “Coutinho nuk do të luajë për shkak dëmtimi. Edhe Wijnaldum është në dyshim. Sturridge është në dispozicion dhe në formë të mirë. Mane është stërvitur për herën e parë me skuadrën të enjten dhe është dukur shumë mirë. Duket se është gati për 20-25 minuta”.

Për sa i takons sfidës, asnjë nga 12 ndeshjet e fundit të Premier League të luajtura mes këtyre dy skuadrave në fushën e West Ham nuk është mbyllur në barazim. Vendasit kanë fituar katër dhe Liverpool tetë, që nga barazimi 1-1 i regjistruar në dhjetor të 2001-it. Liverpool ka fituar 4-0 sezonin e kaluar në fushën e “Hammers”, fitorja e tyre më e thellë në fushën e klubit londinez që nga janari i 1976-ës. Skuadra e Bilic ka pësuar 10 gola në tetë ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi, pavarësisht se në pesë nga këto ndeshje ata nuk kanë pësuar gol. Katër nga ato gola janë realizuar pikërisht nga Liverpool në vizitën e tyre të fundit në “Olympic Stadium”.

Nga të gjithë 18 skuadrat që kanë luajtur në dy sezonet e fundit në Premier League, vetëm Crystal Palace (24) dhe Sëansea City (30) kanë grumbulluar më pak pikë në ndeshjet e luajtura në shtëpi se West Ham (31) gjatë kësaj periudhe. Liverpool ka pësuar 15 gola në ndeshjet e kampionatit të luajtura në transfertë në këtë sezon, më shumë se çdo skuadër tjetër e kampionatit anglez.

Më shumë nga Premier League