WhatsApp tani e tutje do t’ju lejojë të kuptoni se ku gjenden shokët tuaj në kohë reale. Aplikacioni do të ketë opsionin “live location”, që i mundëson çdo përdoruesi të tregojë se ku gjendet, kur po bisedon me një shok “online”.
Më përpara, aplikacioni ishte disi më i kufizuar në këtë aspekt, sepse u lejonte përdoruesve vetëm një vend statik në hartë. Tani gjithçka do të jetë më e shpejtë dhe me rreze krejtësisht më të vogël. Ju do ta kuptoni se ku e keni shokun për 15 minuta, një orë apo tetë orë.
Kjo duket edhe si diçka e frikshme, por WhatsApp thekson se “është një mënyrë e thjeshtë dhe e sigurt për t’u treguar njerëzve se ku je”. Një problem mund të jetë çështja e baterisë, sepse GPS-i e ngarkon shumë celularin inteligjent. Kjo ka nxitur drejtuesit e kompanisë që punojnë për ta gjetur sa më shpejt zgjidhjen, sidomos për ata që nuk përdorin celularin më të fundit.
Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar
