UFC

Whittaker mbron titullin, mund Romero me vendim jo-unanim në UFC-225

Robert Whittaker mbrojti titullin kampion bote në peshën e mesme në eventin e UFC-225 zhvilluar sot në mëngjes në Çikago, pas fitores me vendim jo-unanim të gjyqtarëve ndaj Yoel Romero. Një gjyqtar dha rezultatin 48-47 për Romero, ndërsa dy të tjetër 48-47 në favor të kampionit të botës, që do ta mbante titullin edhe sikur ta humbiste sfidën, pasi rivali i tij nuk kapi peshën e lejuar një ditë më parë. Pavarësisht kësaj, sfida kryesore e eventit UFC-225 ishte mjaft e fortë dhe sportistët dhuruan 25 minuta spektakël në kafaz, duke argëtuar fansat e shumtë.

Por ashtu si një vit më parë, kur sërish ishte Whittaker ai që fitonte edhe sot amerikani u tregua më i fortë në kafaz, duke rrëmbyer fitoren dhe mban titullin. “E meritova fitoren. Mendova se po e kontrolloja ndeshjen, por ai arriti të të jetë më superior në fund”, tha Whittaker pas duelit. Ky i fundit e kontrolloi me lehtësi sfidën në dy raundet e para, duke përfituar edhe nga fakti që Romero ishte disi i çoroditur prej faktit se nuk do të merrte titullin edh1e po të fitonte, pasi nuk arriti të kapte peshën e duhur.

Më pas, 41-vjeçari Romero arrin të rikuperojë dhe në dy raundet e fundit tenton të përmbysë shifrat, por pa rezultat Gjithsesi, të dy sportistët i dhanë jetë një duel mjaft të bukur, ku nuk i kursyen grushtet e shkelmat, duke kënaqur të pranishmit në Çikago. Në fund, të dy sportistët ishin të lodhur, por arritën t’i mbijetonin gongut të fundit. “Romero godet fort. Ai dukej i dobët, por ka një fuqi të madhe brenda. Romero u rikthyer në dy raundet e fundit, por arrita të mbijetoj”, tha Whittaker 20 fitore e 4 humbje në UFC, ndërsa për Romero kjo ëhstë humbja e 3-të (ka edhe 13 fitore).

Më shumë nga UFC