UFC

Whittaker: Romero ishte sikur të godisje një njeri prej çeliku

Vetëm disa orë pasi është liruar nga spitali i Chicago-s, Whittaker është shprehur për Daily Telegraph sesi Romero nuk ngjason me askënd në këtë divizion.

Kur pyetet për luftëtarin që e hodhi dy herë në tokë gjatë mbrëmjes së shtunë, australiani shprehet: “Ai nuk dukej si një peshë e mesme.

“Përveç fytyrës, të gjitha dëmtimet që kam në trup i kam nga goditjet që i kam bërë atij.”

Whittaker u ndesh me Romero-n për herë të dytë por rrëfen se këtë herë ishte komplet ndryshe.

“Këtë herë ai dukej si prej çeliku. Sha duke e goditur me shkelma dhe grushte por nuk po i bëja asgjë.

“Ai vazhdonte të ecte përpara.

“Ishte e çuditshme.

“Goditjet e mia thjesht nuk po e ndalnin. Jam ndeshur me këdo në divizionin e peshës së mesme por nuk kisha parë ndonjëherë diçka të tillë.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga UFC