Boks

Wilder i jep këshilla Parker: Ja se si mund ta mposhtësh Joshua

Muaji mars do të jetë i rëndësishëm në sportin e boksit, me dy përballje të mëdha në peshat e rënda. Më 3 mars, do të zhvillohet sfida mes kampionit të botës Deontay Wilder dhe sfidantit Luis Ortiz, ndërsa më 31 mars do të zhvillohet dueli mes dy kampionëve të tjerë të botës Anthony Joshua dhe Joseph Parker. Kampioni i peshave të rënda në kategorinë WBC, Wilder, ka deklaruar sot se do t’i japë disa këshilla kolegut nga Zelanda e Re, Parker, se si ta mundë britanikun Joshua.

Kampioni i botes Deontay Wilder

Parker duhet ta vërë Joshua gjatë gjithë kohës nën presion me grushte, duke lëvizur kokën dhe trupin. Nëse nuk i ndjek këto këshilla që unë i jap, do ta ketë të vështirë. Për mua nuk ka rëndësi fakti nëse Joshua është muskuloz dhe duket trupmadh. Parker është një boksier i fortë, që duhet të tregojë zgjuarsi në ring”, u shpreh Wilder, që do të mbrojë titullin kampion bote më 3 mars, në një duel që do të zhvillohet në Brooklyn, ndërsa sfida Joshua-Parker do të zhvillohet në Kardif.

Më shumë nga Boks