Boks

Wilder: Sfida ndaj Fury do të gjenerojë mbi 100 milionë $ fitim

Boksieri amerikan Deontay Wilder mendon se mund të përfitojë nga 60 deri në 100 milionë dollarë nga dueli ndaj Tyson Fury, që dy boksierët do të zhvillojnë më 1 dhjetor në Los Anxhelos. Në këtë përballje, Wilder do të mbrojë titullin kampion bote në peshën e rëndë në kategorinë WBC. Promovimi që dy boksierët i kanë bërë kësaj sfide ka dhënë rezultatet të mira dhe interesimi duket i madh nga ana e fansave.

Nuk kemi vënë limit, sa më shumë të fitojmë aq më mirë. Mendojmë se nga shitja me pagesë e eventit, PPV (pay per view-paguaj për ta parë) të fitojmë nga 60 deri në 100 milionë, madje kjo shumë mund të jetë edhe më e lartë. Kjo është sfida më e madhe e peshës së rëndë dhe do të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. Fakti që nuk kemi limite na bën optimist për këtë duel”, deklaroi boksieri Wilder.

Më shumë nga Boks