Tenis

Wimbledon: Nadal fiton pa probleme, avancojnë edhe Djokovic e Del Potro

Numri 1 në botë për meshkuj në tenis, spanjolli Rafael Nadal, avancon në raundin e katërt të grand slemit të Wimbeldon pas fitores 3-0 (6-1, 6-2, 6-4) ndaj australianit Alex De Minaur, një ndeshje e dominuar nga tenisti spanjoll. Për Nadal kjo ndeshje në fushat me bar të turneut londinez ishte si një stërvitje në dy setet e para, ku pati epërsi të madhe dhe e meritoi fitoren. Një biletë për më tej pret edhe argjentinasi Juan Martin Del Potro, që mundi 3-0 (6-4, 7-6, 6-3) francezin Benoit Paire.

Nuk zhgënjen as kanadezi Milos Raonic, numri 5 në botë, i cili mundi 3-1 austriakun Dennis Novak (7-6, 4-6, 7-5, 6-2), një ndeshje me luhatje nga ana e Raonic, në kërkim të triumfit të parë në një grand slem. Në ndeshjet e tjera të raundit të tretë të luajtura në Wimbledon spikatin fitoret e çekut Jiri Vesely (eliminoi 3-1 italiani Fabio Fognini), estonezit Ernest Gulbis (mundi 3-2 gjermanin Alexander Zverev) dhe rusit Karen Khachanov (mposhti 3-2 amerikanin Francez Tafoe).

Fitore të vështirë arriti tenisti serb Novak Djokovic, që mundi 3-1 me përmbysje britanikun Kyle Edmund, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione. Edmund fitoi 6-4 setin e parë, mbështetur edhe nga fansat e shumë, por Djokovic, ish-numri 1 në botë, me kalimin e kohës trugoi rritje në lojën e tij, duke shpalosur klasin e tij dhe e meritoi fitoren (6-3, 6-2, 6-4 rezultati i triseteve të tjera).

Më shumë nga Tenis