Tenis

Wimbledon: Serena Williams bën ligjin, ja çiftet çerekfinaliste

Janë përcaktuar 8 tenistet e kualifikuara për në çerekfinalet e grand slemit të Wimbledon, aty ku janë mjaft emra surprizë. E vetmja nga tenistet “big” ende në garë është Serena Williams, ish-numri 1 në botë, që duket se do të jetë edhe favoritja kryesore. Tenistja amerikane fitoi me lehtësi 2-0 (6-2, 6-2) ndaj ruses Evgenia Rodina, ndeshje e domionuar nga 36-vjeçarja, që tregoi epërsi në fushë dhe një nivel loje në rritje.

Pa probleme fiton edhe një tjetër ish-numri 1, tenistja gjermane Angelique Kerber, që mposhti 2-0 (6-3, 7-5) zviceranen Belinda Bencic. Kjo e fundit dueloi disi vetëm në setin e dytë, shumë pak, për të pretenduar për fitore. Surprizë eliminimi i çekes Karolina Pliskova, numri 7 në botë, që u mund 2-0 (6-3, 7-6) nga belgia Kiki Bertens, që avancon në fazën çerekfinale.

Fiton edhe letonezja Jelena Ostapenko, që mundi 2-0 (7-6, 6-0) bjellorusen Aliaksanda Sasnovich, ndërsa tenistja gjermane Julia Goerges mundi 2-0 (6-3, 6-2) kroaten Donna Vekic. Në takimet e fundit të raundit të katërt, kanë avancuar në çerekfinale edhe kamila Giorgi (fitoi 2-0 ndaj Ekaterina Makarova), Dominika Cibulkova (fitoi 2-0 ndaj Su-Wei Hsien) dhe Daria Ksatkina (fitoi 2-1 ndaj Van Uytvanck).

Çerekfinalet – Femra

Serena Williams – Camila Giorgi

Daria Kasatkina – Angelique Kerber

Dominika Cibulkova – Jelena Ostapenko

Kiki Bertens – Julia Goerges

Më shumë nga Tenis