Connect with us

Formula 1

Wolff: Nis një epoke e re, e vështirë për Mercedes

Ditën e diel, më 26 mars, do të zhvillohet gara e parë sezonale në Formula 1, me makinën Mercedes që e nis Botërorin si favorite dhe kampione në fuqi. Por drejtori sportiv i makinës gjermane Toto Wolff shprehet se nuk ka për të qenë aspak e lehtë për pilotët e saj Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas për të fituar titullin kampion. “Po nis një epokë e re dhe ashtu si gjithnjë nuk ka favoritë. Është hera e parë që Formula 1 ndryshon rregullat për t’i bërë makinat më të shpejta, më kompetitive. Edhe Mercedes ka ndryshuar krahasuar me vjet, ashtu sikurse edhe pronarët e Formula 1, që shohin për të ardhmen”, u shpreh shefi i Mercedes.

Makina e Mercedes e Hamilton gjate testeve dimerore

Ndaj, Toto Wolff kërkon maksimumin si nga inxhinierët ashtu dhe nga pilotët, pasi e di që nuk ka për të qenë aspak e lehtë për të përsëritur rezultatet e 2-3 viteve të fundit. “Duke parë rezultatet e arritura gjatë testeve mund të them se jemi në rrugën e mbarë. Por edhe Ferrari e Red Bull kanë bërë përparime, madje edhe Williams. Ndaj ka për të qenë e vështirë për të gjithë në start”, tha Wolff, që në lidhje me dyshen Hamilton-Bottas shtoi: “Kanë një raport të mirë dhe respektojnë njëri-tjetrin. Kanë makina të reja, ndaj edhe për ta kjo është një sfidë e re dhe emocionuese. Nuk nënvlerësojmë asgjë dhe askënd edhe pse ne kemi bërë më të mirën gjatë dimrit”, tha Wolff.

[interaction id=”57fd171c605e06ce177ffd22″]

Më shumë nga Formula 1