Showbiz

“Wonder Woman” do të kthehet në set vetëm me një kusht

Ylli i “Wonder Woman”, e mrekullueshmja Gal Gaddot, po vazhdon luftën me producentin hollivudian Brett Ratner, duke refuzuar të nënshkruajë për filmin e dytë, nëse Ratner nuk shkarkohet nga detyra. Një burim anonim ka zbuluar se Gadot, e cila është larguar muajin e kaluar nga një darkë e organizuar në nder të Ratner ku ajo duhej t’i dorëzonte atij një çmim, po mban një qëndrim të fortë kundër abuzimeve seksuale në Hollywood dhe nuk do që një njeri i akuzuar për ngacmime seksuale të përfitojë nga filmi i saj “Wonder Woman”.

Image result for gal gadot wonder woman

Kompania e Ratner, “RatPac-Dune Entertainment” ka ndihmuar në prodhimin e “Wonder Woman” bashkë me kompaninë “Warner Bros. Filmi ka fituar 400 milionë dollarë në tregun ndërkombëtar dhe kompania e Ratner do të marrë një pjesë të madhe të këtyre të ardhurave. Një burim anonim brenda “Warner Bros.” ka shpjeguar se: “Brett ka bërë shumë para nga suksesi i ‘Wonder Woman’, pasi kompania e tij financoi filmin e parë. Tani Gadot ka thënë se nuk do të marrë pjesë në filmin e dytë, nëse ‘Warner Bros.’ nuk e largon Brett”.

Burimi anonim ka shtuar se: “Gadot nuk ka ndërmend të tërhiqet. Ajo e di mirë se mënyra më e mirë për të goditur njerëz si Brett është t’i prekësh te portofoli. Gjithashtu, ajo e di mirë se ‘Warner Bros.’ Do të jetë në krahun e saj në këtë çështje. Ata nuk mund të nxjerrin në treg një film që flet për forcën e femrave që është i financuar nga një njeri i akuzuar për ngacmime seksuale ndaj femrave”. Javën e kaluar, “Warner Bros.” ka bërë të ditur se do të ndërpriste bashkëpunimin me Ratner për shkak të akuza të shumta për ngacmime seksuale të bëra ndaj tij nga aktore të ndryshme, si Olivia Munn dhe Natasha Henstridge. Ratner ka mohuar gjithçka, nëpërmjet avokatit të tij, Marty Singer.

Në fillimin e këtij muaji, Gadot ka postuar në Instagram: “Ngacmimi seksual është i papranueshëm. Unë jam në krah të gjithë grave të guximshme që po përballen me frikën e tyre dhe po flasin. Jemi të bashkuara në këtë kohë ndryshimesh”.

Më shumë nga Showbiz